Vajza e mitur nga Gjakova bëhet nënë, babai i foshnjës në arrati

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një vajzë nën 16 vjeç.

Sipas raportit të Policisë e mitura është nga Gjakova dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me një person i cili është në arrati.

“Është raportuar se në repartin e Gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme