Vazhdojnë mospajtimet lidhur me vendndodhjen e Sallës Koncertale

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 18:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lokacioni i Sallës Koncertale dhe rrënimi apo jo i shtëpisë së mallrave ” Gërmia” ka vazhduar të nxitë debate në komunitete të ndryshme.

Për të diskutuar lidhur me këtë çështje dhe zgjidhjet e mundshme, Shoqata e Arkitektëve ka organizuar takimin me njohës të fushës.

Yll Rugova, drejtor i kulturës në Komunën e Prishtinës, tha se duhet të punohet në një projekt që do të jetë imazh i Kosovës.

Ai pranoi që Komuna e Prishtinës nuk ka pasur përvojë në përfitimin e fondeve ndërkombëtare për projekte, raporton Ekonomia Online.

“Na shumë rrallë kemi mbërri me thithë fonde në këtë drejtim. Kjo është hera e parë, jemi befasuar se si kemi shkuar për t’i marrë ato fonde. Kam bisedu edhe me një pjesë të arkitektëve dhe një sallë koncertale nuk mundet me u ndërtu me 2-3 milionë euro”.

“Mos me ndërtu një sallë koncertale çfarëdo, por të kemi  një projekt që i mbetet Prishtinës për 50 vjetët e ardhshme. Për ta është shumë me rëndësi që me pasë një lokacion. Nuk është se kemi shumë përvojë në konkurset ndërkombëtare. Jemi mundu që me i pru arkitektët që ta mbarojmë një ndërtesë shembull për të tjerët.  Jam shumë i dyzuar në këtë pikë, sepse mendoj se edhe trashëgimia kulturore është e mirë” .

Astrit Salihu, profesor i jashtëm në Departamentin e Filozofisë, tha se ndonëse nuk është kundër ndërtimit të një salle koncertale, ka rezervat e veta sa i përket vlerës që ka shtëpia e mallrave në aspektin e identitetit të Prishtinës.

“Askush nuk është kundër sallës koncertale. Debati rreth asaj se ku do të bëhet më duket se është pak i vonuar. Unë i kuptoj edhe arkitektët që përpiqen që të ruajnë trashëgiminë, por edhe kam rezervat për ata që thonë se shtëpia e mallrave është identitet i Prishtinës, pavarësisht vlerave të saj arkitektonike. Identitetet e fiksuara nuk na lejojnë që të jemi më fleksibilë. Ajo nuk ka më asgjë nga identiteti fillestar që ka pasë. Unë me atë që kemi ne sot në shtëpinë e mallrave, unë mendoj se ai objekt nuk vlen asgjë nuk i shërben askujt”.

Ilir Gjinolli, profesor i arkitekturës, tha se duhet t’i kushtohet kujdes zgjedhjes së vendndodhjes të sallës koncertale, raporton EO.

Sipas tij, lokacioni më i mirë është afër Pallatit të Shtypit, për shkak se është lokacion i hapur.

“Çështja e rrënimit, me vendosë një sallë nuk mundemi në atë strukturë, përveçse nëse rrënohet komplet e vetëm nëse ia ruajmë atë mbështjellës. Me rrëzu një objekt shkon në 2 milionë . Lokacionin si lokacion më i mirë është afër Pallatit të Shtypit. Është lokacion i hapur, nuk është që ka pengesa vizuale. Një sallë koncertale nuk mundet me qenë e mbuluar me sallat e sportit, nuk mundet me qenë nën hijen e banesave të banimit”.

Ai madje kritikoi idenë që kjo sallë të jetë për 600 persona.

Ndërsa Ilir Bajri, nga komuniteti i artistëve, tha se Prishtina duhet të ketë një sallë koncertale.

Ai tha se debati brenda komunitetit të artistëve lidhur me këtë çështje ka qenë shumë i dobët.

Të ngjashme