Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Trupi gjykues në Gjykatës Speciale do të vazhdojë edhe sot gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Gjykimi do të nisë në ora 10:30.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari i parë i cili pretendon se është keqtrajtuar në Zllashë gjatë luftës së fundit nga Salih Mustafa.

Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme