Vdes ish-ushtari i UÇK-së, policia thotë se ishte vetëplagosur

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkoloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, njëherësh edhe ish-ushtar i UÇK’së në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë.

Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku edhe vdiq.

“Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për Jepi Zë.

Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje. Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje.

Hajdari njihej si luftëtar i madh i Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, ku kishte mbajtur veshur uniformën e UÇK-së.

Të ngjashme