Vdes një 16-vjeçar gjatë një vetaksidenti në Mirosale të Ferizajt

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 15:10 në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, është bërë e ditur se “Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, humb jetën drejtuesi automjetit A.K ( M/SH/K), i moshës 16 vjeçare ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emergjencës nga spitali rajonal i Ferizajt)”.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme