Vdes veterani i UÇK-së Kristë (Bardhec) Krasniqi

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë.

“Dje me 3 prill 2021, ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole”.

“Ai ishte pjesëtar i Brigadës 135 Agim Zeneli në Zonën Operative të Dukagjinit, pjesëtar i TMK-së dhe aktivist i dalluar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë”.

“Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 4 prill 2021, ora 16:00 në Varrezat e fshatit Nepole të Pejës”.

Të ngjashme