Vdes Ymredin Krasniqi, nënkryetari i degës së AAK-së në Dragash

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 13:35 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e Ymredin Krasniqit, nënkryetarit të Degës së AAK-së në Dragash.

Ai me këtë rast u ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të tij, ndërsa e ka kujtuar si njeri të urtë e punëtorë.

Postimi i Haradinajt:

Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.

Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.

Pusho i qetë miku ynë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme