Vdiq ish-drejtori shumëvjeçar i KTV-së, Lekë Zherka

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Sot në moshën 56 vjeçare vdiq Lekë Zherka, drejtor shumëvjeçar i KTV-së.

Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21, në Radiotelevizion 21. Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme