Veseli ka një kujtim prekës për dëshmorin Shkëzen Haradinaj

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar dëshmorin Shkëlzen Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së tij. Ai ka thënë se emrat e dëshmorëve janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë së popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot kujtoj me mall bashkëluftëtarin tim, Shkëlzen Haradinajn, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Kujtoj kujdesin e tij, kur na përcillte tek kalonim kufirin, kujtoj burrërinë me të cilën e përballi humbjen e Luanit si dhe trimërinë e pashoq në çdo betejë.

Ne jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime ndaj tij e heronjve të tjerë që u vranë krah tij në llogoret e betejës së Maznikut. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë sē popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme