Veseli: Potencialin e rinisë ta transformojmë në zhvillim ekonomik

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 13:21 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka një popullsi në të cilën dominojnë grup-moshat e reja ndërsa rritja demografike në Kosovë sot i përgjigjet asaj që njihet si fazë e hershme e dividentit demografik.

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në tryezën me temë “Kosova në fazën e hershme të dividentit demografik-një dritare e mundësisë me kohë të kufizuar”, të organizuar nga Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas kryetarit Veseli ky studim që është bërë është i dobishëm për të gjithë ne, por tha se vendi vazhdon të ballafaqohet me sfida.

“Sfida themelore me të cilën ne sot përballemi aktualisht në Kosovë është si t’i gjejmë rrugët që potencialin e madh të popullsisë së re që ne e kem ta transformojmë në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik të vendit tonë dhe në të njëjtën kohë si të ruajmë shtimin demografik”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kryetari Veseli ka thënë se kjo e fundit ka krijuar hapësirë më të madhe për eksportet kosovare.

“Arritja e Marrëveshjes së Asocim- Stabilizimit me Bashkimin Evropian ka krijuar një hapësirë më të madhe për eksportet kosovare në tregjet evropiane, por përgjithësisht sektori prodhues në Kosovën vazhdon të vuaj nga dekurajimi që vjen si pasojë e pengesave të shumfishta burokratike, të brendshme dhe të jashtme”, ka thwnw ai.

Kurse James Mugaju theksoi se investimi në fëmijë ndikon në prosperitetin e një vendi.

“Duke investuar në fëmijët  adoleshentët dhe të rinjtë investoni në prosperitetin e një vendi. Investimi në kapitalin njerëzor, është investimi më i mirë dhe zgjedhja politike më e qëndrueshme. Në Kosovë nj2 nga prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 është investimi në kapitalin njerëzor apo fuqinë punëtore”, ka thënë ai.

Kurse Hana Sahatqia, zyrtare për zhvillimin e adoleshentëve tha se synojnë që më shumë adoleshentë të jenë të fuqizuar dhe të përgatitur më mirë për fuqinë punëtore dhe për produktivitetin ekonomik.

“Ne tentojmë që mi dhënë shkathtësi teknoligjike të rinjve, me iu dhënë aftësi profesionale për një ndërmarrësi shoqërore që ka komponencën shoqërore dhe po ashtu t’i angazhojmë në vendimmarrje dhe në evokim. Do të thotë të gjitha këto janë shkathtësi për jetë”, ka thënë ajo.

E, deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu ka thënë se shkollat tona duhet të avancojnë  politikën orientuese tek të rinjtë.

“Gjatë punës sime shumë vjeçare më të rinjtë e Kosovës kam has në shumë probleme të cilat me të vërtetë dojnë pak  përkushtim që të zgjidhen. Unë mendoj që një nga problemet që të rinjtë e Kosovës tani për tani i kanë pikërisht duke u marr për bazë që rolin kryesorë e luan familja te të rinjtë por gjithashtu një rol e zë edhe arsimi i tyre. Unë konsideroj se Ministria e Arsimit ose thjesht shkollat tona në Kosovë duhet ta avancojnë më shumë politikën orientuese tek të rinjtë”, ka thënë ajo.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme