Veseli pranon simbolet e shenjtërimit të Nënë Terezës

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 16:35 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pranuar nga Ipeshkvi Dodë Gjergji simbolet e  ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan.

“Sot pranova nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan”.

“Jemi popull i bekuar që ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tonë. K.V”, ka bërë të ditur kryeparlamentari Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme