Veseli: Prekazi është referenca e çdo edukimi patriotik

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial të Jashrajve, shkruan Ekonomia Online.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Prekazi është referenca e çdo edukimi patriotik dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera historike që i flet secilës gjeneratë

“Për nderime në Prekaz, në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Flijimin për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës më së qarti e tregon sakrifica e Familjes Jashari. Prekazi është referenca jonë e çdo edukimi patriotik dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera historike që i flet secilës gjeneratë. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë. “, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme