Veseli: Rënia e Zahirit paralajmëroi epokën e UÇK-së

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 11:53 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në 20-vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorët Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnulluahun.

Në një postim në facebook, Veseli tre heronjtë i ka vlerësuar lart, duke thënë se rënia e tyre paralajmëroi epokën e UÇK-së.

“Njëzet vjet më parë ranë për lirinë e Kosovës Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Rënia e tyre paralajmëroi epokën e UÇK-së, cila përmbushi ëndrrën shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe shtet sovran. I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për ta dhe për të gjithë dëshmorët e kombit”, ka shkruar ai në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme