Veseli: Do të angazhohemi për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 17:35 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit të autoriteteve franceze për shtyrjen e vendimit përfundimtar për gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai tha se solidarizohet me kreun e AAK-së duke i siguruar se të gjithë janë pranë tij dhe Institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mësova për zvarritjen e marrjes së vendimit nga gjykata franceze për bashkëluftëtarin Ramush Haradinaj. Akuzat nga Beogradi kundër Haradinajt janë të papranueshme. Me këtë rast, solidarizohem me Ramushin, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i siguruar se të gjithë jemi pranë tij dhe Institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme