Vitia propozon masat e reja, kufizim i lëvizjes dhe pezullim i punës së gastronomisë nga 7-18 prill

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:33 | Nga Fitore Berisha

Ministri i Shëndetësisë , Arben Vita, në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur masat e reja anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në mësim online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim ‘merr me vete’, ‘dërgesë me porosi’ dhe ‘drive-through’”.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

– Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

– Gjatë vrapit dhe çiklimit;

– Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe mensave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.

Të ngjashme