Vjen Hovenier, ambasada amerikane: Ku me e çu ambasadorin, t’i provojë gjërat ‘has kosovare’

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ri amerikan Jeff Hovenier së shpejti do të arrijë për misionin diplomatik në Kosovë.

Në vigjilje të ardhjes së tij, ambasada amerikane në Prishtinë, ka lëshuar një njoftim të lezetshëm, ku iu kërkon kosovarëve të ofrojnë rekomandime se cilat janë vendet që ambasadori duhet t’i vizitojë së pari.

“Derisa jemi duke e pritur arritjen e Hovenier dhe familjes së tij në Prishtinë, na nevojitet ndihma juaj për t’u siguruar se ditët, javët dhe muajt e parë (të ambasadorit) do të jenë të paharrueshme. Ku rekomandoni ju se ai duhet ta bëj vizitën e parë? Cila është kuzhina lokale që ai duhet ta provojë? Cili është aktiviteti kulturor që ai duhet ta shijojë? Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?”, pyet ambasada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme