Votohet nisma legjislative për ndryshimin e Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 11:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka votuar nismën  legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.

Kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, tha se nisma për plotësimin e Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit duhet të kalojë, raporton Ekonomia Online.

“Ka pasur diskutime lidhur me një nen, mirëpo bashkë me Ministrinë, nënkryetarja Besa Gaxherri e cila ka qenë në grupin punues kanë rënë në pajtim. Kjo pikë duhet të votohet dhe të shkojë ne seancë”, tha ai.

Ai njoftoi edhe për konkursin në agjencinë për mbikëqyrjen e memorialeve.

“Konkursi për drejtorin e agjencisë për mbikëqyrjen e memorialeve është kry. Kanë aplikuar 17 kandidatë deri sot. Unë mendoj që javën e ardhshme duhet të mblidhet komisioni. Politikisht nuk e kisha shiku, por është e rëndësishme të nxirret më i miri. Ndërkaq në ligjin për Kompleksin e Jasharajve ishin bë disa ndryshime, mirëpo edhe ai duhet të kalojë”, tha ai.

Ganimete Musliu tha se duhet të kalojë ligji për mbrojtjen e komplekseve, raporton EO.

“Meqenëse ekziston një pajtim i plotë i të gjithë deputetëve, Ligji duhet të shkojë sa më shpejt në mënyrë që të ekzistojë mbrojtje e duhur për komplekset”, tha ajo.

Të ngjashme