Vrasje në Pejë, policia tregon detajet

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 09:02 | Nga

Një i ri nga Peja është vrarë mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Qerim Muriqi”në Pejë, shkruan EkonomiaOnline.

“Policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur në viktimën V. S. (1989) i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor,” bënë të ditur Policia.

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme