Vuçiq: Haradinaj do të bëhet zv.kryeministër, e Veseli kryeministër

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 16:17 | Nga

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pas lirimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, në Kosovë ekziston një plan i madh ku Kadri Veseli do të bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj – zëvendëskryeministër.

Prandaj, sipas shefit të qeverisë serbe po ndodhin gjithë këto zhvillime dhe vendime politike, siç ishte kthimi i ish-komandantit të UÇK-së në Kosovë dhe mundësia e zgjedhjeve të shpejta parlamentare në Kosovë.

Vuçiq po ashtu ka thënë se shteti i tij i ka dërguar notën më të madhe protestuese Francës, por nuk e ka ndërmend t`i prishë raportet me shtetin francez.

Të ngjashme