YIHR dorëzon fletëparaqitje ndaj Tomë Gashit në Odën e Avokatëve

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, ka njoftuar se ka dorëzuar një fletëparaqitje në Odën e Avokatëve ndaj avokatit Tomë Gashi.

Kjo si kërkesë për nisjen e masave ligjore dhe nisjen e hetimeve ndaj tij.

Avokati Tomë Gashi, më 14 shkurt ishte filmuar duke shqelmuar pakon e një personi që po kërkonte lëmoshë.

Reagimi i plotë i YIHR:

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) ka dorëzuar në Odën e Avokatëve të Kosovës
fletëparaqitje për nisjen e hetimeve dhe marrjen e masave ligjore ndaj avokatit Tomë Gashi.

Me datë 14 shkurt 2020, avokati Tomë Gashi vërehet i inçizuar në një video duke shqelmuar pakon dhe
personalisht një qytetar të Republikës së Kosovës përderisa ai po kërkonte lëmoshë në sheshin ‘’Nëna
Terezë’ në Prishtinë”.

Pasi ngjarja u bë publike në mediat kryesore, vetë avokati Gashi reagoi përmes një postimi në Facebook
duke shkruar:

‘’Tu e kry punën e inspekcionit mas dy vjet britmash të çmendura ditë e natë në sheshin Nënë
Tereza në Prishtinë! Këta kanë shefa me mercedesa dhe janë tregu për mbi 2 vite grup më i organizuar se
inspekcioni i Prishtinës! Kështu nuk ka në sheshin Skenderbeu në Tirane!”, deklaratë kjo e cila legjimiton
dhunën dhe shkel të drejtën themelore për dinjitet.

Pas ngjarjes, YIHR KS ka organizuar një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, me qëllim që të
dënoj sjelljen abuzive të avokatit dhe të kundërshtojë akte të tilla të dhunës.

Përmes protestës, YIHR KS ka shprehur indinjatën ndaj veprimeve diskriminuese dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Të bindur që veprimet e tilla duhet të dënohen dhe të mos mbesin në harresë, YIHR KS ka dorëzuar një
fletëparaqitje në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK) për avokatin Tomë Gashi duke kërkuar nga OAK që
të fillojë një procedurë të pavarur, profesionale dhe të pa-anshme hetimore, të administrojë provat e
paraqitura dhe të shqiptoj masat adekuate të përcaktuara me ligj dhe aktet e brendshme të Odës së
Avokatëve.

YIHR KS pret që Oda e Avokatëve të ndërmarr hapa konkret dhe të shqyrtojë me kujdes fletëparaqitjen e
dorëzuar, andaj YIHR KS do të përcjell dhe monitoroj vazhdën e procesit.

*Rreth YIHR KS – Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare
rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje
dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave
të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.

Të ngjashme