Zbulohet portreti i Adem Jasharit me 200 mijë fishekë

Prekaz | 05 Mar 2018 | 20:19 | Nga

Portreti i Komandantit Legjendar Adem Jashari, i punuar me 200 mijë fishekë, u zbulua sot në Prekaz

Një mozaik i ndërtuar nga 200 mijë fishekë ku është bërë portreti i komandantit legjendar Adem Jashari, është zbuluar sot në Prekaz, në 20 vjetorin e rënies heroike të Familjes Jashari. Në Këtë ceremoni morën pjesë: Familja Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, Kryetari i Drenasit, z. Ramiz LLadrovci, ai i Obiliqit, z. Xhafer Gashi, deputetë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, asamblistë, si dhe qytetarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Autori i këtij mozaiku, Besart Gashi bëri të ditur se mozaiku është 25 metra katror dhe është punuar nga 200 mije gëzhoja fishekësh.

Autori theksoi: “Për nder të 20 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jasharin dhe epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam vendosur ta bëjë një mozaik të veçantë siç është fytyra e komandantit të veçantë dhe vepra e tij sublime që ka bërë për vendin tonë. Ky mozaik është për herë të parë i punuar me gëzhoja fishekësh, sipas hulumtimeve të mija në botë nuk ka kaq përmasa të mëdha. Jam i lumtur që pata mundësinë ta zbuloj në këtë 20 vjetor. E gëzofshi Prekaz, e gëzofshi Drenicë, e gëzofshi mbarë trojet shqiptare”, tha ai.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, theksoi se kjo vepër tregon dashurin që qytetarët kanë për komandantin Legjendar, Adem Jashari. “Domethënia e kësaj vepre tregon që sa shumë e kanë dashur, e duanë dhe e respektojnë komandantin legjendar qytetarët e këtij vendi që në mënyrë vullnetare autori Besart Gashi me ekipin e vet me gëzhoja fishekësh që unë besoj që nëse gjithçka shkon në rregull, është dashur të hyjë në librin Guines kjo vepër e tij. Është madhështore e falënderoj shumë.

Mozaiku që nga sot e deri më 7 mars do të qëndrojë në kompleksin memorial, Adem Jashari në Prekaz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme