Zemaj: Asnjë i vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekje me COVID-19.

Ndërsa sa i përket rasteve të reja, Zemaj ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 159, transmeton Klan Kosova.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme