Zemaj i fton në takim pronarët e restoranteve dhe këngëtarët, u kërkon ta ndalin protestën

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 11:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar pronarët e restoranteve e këngëtarët për moslejimin e organizimit të dasmave, raporton Ekonomia Online.

Para protestuesve ka dal ministri i shëndetësisë Armend Zemaj i cili u kërkoi që të ndërpresin protestën që të mos rrezikohet shëndeti i të gjithëve.

Zemaj më pas i ka ftuar në takim përfaqësues e tyre në ministri në orën 12:00.

Këngëtari Afrim Muqiqi, tha se do të takohem me ministrin për të diskutuar rreth manualit të cilin e kanë përgatitur për mbajtjen e dasmave.

Ai tha se nëse nuk lejohen të mbahen dasmat ato do të mbajnë në livadhe apo sheshe. Ai kritikoi organet përgjegjëse për diskriminim pasi kafiteritë mund të hapen kurse puna e tyre nuk po lejohet, raporton EO.

Të ngjashme