Zemaj: Kemi dhënë shembull në menaxhimin e pandemisë, shëndetësia do trajtim meritor jo me buxhet tepricë

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 13:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj në konferencën e fundvitit ka thënë se kanë shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kanë dhënë shembull në menaxhim.

“Nga 4 qershori e dri më sot, nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por qëllimet tona janë arritur deri diku me sukses. Furnizimi me barna, punësimi i specialistëve shëndetësor, dhe kemi bërë zgjedhje që deri më sot nuk ishin arritur në shëndetësi. Kemi treguar shembull në menaxhimin e pandemisë. Gjatë këtyre muajve kemi arritur të shtojmë edhe numrin e shtretërve duke përmirësuar gjendjen e shëndetësisë në vend. Për këta muaj nuk kemi pasur orar pune, jo vetëm kabineti im, por e tërë shëndetësia. Jam krenar me qytetarët tanë, mjekët, infermierët e stafin spitalor”, tha ai.

Nga 1 korriku, në Kosovë janë regjistruar shumë raste vdekjesh e raste të reja me COVID-19. Teksa më 1 korrik ishin të regjistruara 54 vdekje nga fillimi i pandemisë, sot, më 26 dhjetor janë edhe 1244 vdekje më shumë – 1298 humbje jete.

Më 1 korrik ishin në total 2991 raste pozitive me COVID-19, ndërsa sot në total janë 50 mijë e 135.

Zemaj ka thënë se shëndetësia do trajtim meritor e jo buxhet tepricë që ka mbetur.

“Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional. Kemi mjekë e infermier të jashtëzakonshëm që kanë nevojë për më shumë vëmendje nga shteti të cilët kanë qëndruar pranë pacientëve”, është shprehur ai.

Zemaj ka treguar planet strategjike të ministrisë, ndër të cilat ishte Plani për parandalimin dhe kontrollin e Covid 19.

Kurse, si politikë shëndetësore Zemaj ka thënë se ishte kushtet për punë sa i përket kuadrit, hapësirës e pajisjeve për antitrupa Sars Covid-19.

“Buxheti i miratuar 81 milionë e 742 mijë e 287 euro e 99 cent. Kurse buxheti i shpenzuar ishte 45 milionë e 42 mijë e 496 euro e 48 cent” ka shtuar Zemaj.

 Në kuadër të resurseve humane e dhe fuqizimet të tyre Zemaj ka veçuar rritjen e numrit të specializantëve.

“Janë rekrutuar 200 specialist shëndetësorë. 1500 specializant si dhe janë rekrutuar 375 profesionist të tjerë” ka thënë poashtu ministri Zemaj.

Sa i përket monitorimit të situatës së pandemisë Zemaj ka treguar se IKSHP-ja dhe MSh-ja  ka vazhduar forcimin e përgjigjes ndaj pandemisë përmes gjurmimit, testimeve e izolimit.

Të ngjashme