Zemaj takon kirurgun kosovar që vepron në Gjermani, thotë se do bëjnë çmos që kuadrot ti kthejnë në Kosovë

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka pritur në takim dr. Halil Krasniqin nga Peja që vepron në Gjermani.

Zemaj ka thënë se Krasniqi është një kirurg me përgatitje të larta e që po jep kontribut në Gjermani.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të bëjnë çmos që mjekëve si Krasniqi t’u ofrojnë mundësi që profesionin e tyre ta ushtrojnë në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Pata kënaqësinë ta takoj mjekun e mirënjohur Dr. Halil Krasniqin nga Peja që vepron në Gjermani.

Dr. Krasniqi, njëri ndër kirurgët me përgatitje të lartë akademike, me përvojë rreth 20 vjeçare, me  mijëra operacione të kryera, që po jep kontribut në mjekësinë gjermane, e po ashtu edhe të ne.

Talenti dhe aftësia e tij profesionale ja ka mundësuar dr. Krasniqit që në njërin nga spitalet në Gjermani t`i besohet drejtimi i klinikës për kirurgji vaskulare. Përveç kësaj  humanitetin e tij po e ofron edhe në shërbim të pacientëve në Kosovë, duke kryer operacione të komplikuara në Prishtinë.

Do të bëjmë çmos që mjekëve si dr. Krasniqi t´u jepet hapësirë të ushtrojnë̈ profesionin në Kosovë, sikurse po punojmë të krijohen kushtet që mjekët tanë të mos ikin nga Kosova.

Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme