Zëvendësministri i Punëve të Brendshme thotë se kanë ngecur reformat në administratë

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 12:14 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën: Reforma në Administratën Publike, ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit 2019-2020, raporton Ekonomia Online.

Lirika Agusholli nga kjo organizatë tha se të gjeturat nga ky raport e vendosin Kosovën në një vend jo shumë të mirë sa i përket resurseve dhe strategjive të administratës publike.

“Raporti fokusohet në 6 fusha, që përfshijnë strategjitë dhe resurset njerëzore të administratës publike”.

“Nga ky raport 6 pikë nga 30 pike maksimale Kosova ka marrë pikë në elementin e shoqërisë civile, dhe kjo jep një dështim për vendin”.

“Kosova nuk ka performuar mirë as në publikimin e informacionit për performancën e Qeverisë”, tha Agusholli.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra gjatë këtij diskutimi tha se gjendja sa i përket raformave në administratën publikë nuk është e kënaqshme, raporton EO.

“Ka vetëm dy muaj që jemi instaluar në Qeveri dhe e dimë gjendjen e reformave e cila nuk është aspak e kënaqshme duke cekur këtu situatën me pandeminë”.

“Ne kemi filluar punën lidhur me kornizën ligjore dhe jemi të vetëdijshëm që duhet të punojmë më shumë”, tha Dobra.

Lexo më shumë:

Të ngjashme