Zhegovc, liqeni zhvendoset në autostradë

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

ë pjesën ku janë duke vazhduar punimet për autostradën Prishtinë-Gjilan, është mbledhur një pjesë e ujit që ka marrë formë liqeni.

Banorët e Zhegovcit thonë se është një burim natyral, i cili është krijuar muaj më parë kur është gërmuar për punimet në rrugë e i cili ka shterrur një tjetër vend ku mblidhej uji diku në fshat.

Ndërkaq kërkesa e tyre është që të shfrytëzohet uji për nevojat e fshatit e të kalimtarëve.

Sipas kompanisë që kryen punimet, pjesa e ujit do të lokalizohet e do të vazhdohen punimet.

Të ngjashme