ZKA: Dogana ka kryer testime të derivateve të naftës pa akreditim

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 11:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”, raporton EkonomiaOnline.

Aty u tha se Laboratori i Doganës ka testuar parametra që kanë të bëjnë me derivate të naftës për të cilët nuk ka qenë i akredituar dhe nga muaji prill i vitit 2019 ka kryer testime pa akreditim.

Shkurta Stublla anëtare e ekipit thotë se dogana nuk i ka të përcaktuara të drejtat e qasjes në sistem elektronik dhe se nuk ka kryer riakreditimin.

“Laboratori i Doganës ka testuar parametra për të cilët nuk ka qenë i akredituar dhe nga muaji prill i vitit 2019 ka kryer testime pa akreditim. Dogana nuk ka lejuar për qarkullim në treg të brendshëm. Një pjesë e derivateve të naftës është liruar pa pas raport të bashkangjitur në sistem. Deri më tani dogana nuk e ka kryer riakreditimin. Te procesi akreditimit kemi pa që nuk ka pas trupa inspektues dhe laboratorëve. Pikat e shitjes se derivateve nuk janë me program në bazë të analizës së riskut

Drilon Shala, udhëheqës i ekipit përmendi disa të gjetura të tjera të raportit.

“Ka pasur mungesë të trupave inspektuese në marrjen e mostrave dhe mungesë të informatave. Trupa inspektuese ka përdor aplikim të standardit të dyfishtë dhe kjo nuk ka ofruar siguri. Pasojat e mungesës së monitorimit nuk janë të vogla sepse trupat inspektuese kanë marrë pa autorizim. Në 12 pika shitësi trupa inspektuese ka marrë masa pa autorizim”, tha ai.

Vlora Spanca, ndihmëse auditore e përgjithshme thotë se objektiv ka qenë monitorimi i cilësisë së ajrit.

“ZKA përveç autiditimit të rregullsisë kryen edhe auditime të përformancës që synon që institucionet publike nëse kanë garantuar të ofrojnë shërbime të mira për qytetarët. ZKA mbetet e përkushtuar që të kryejë auditime qe janë në interes për qytetarët. Cilësia e derivateve ka rëndësi për një ambient të pastër ZKA është motivuar ta kryej këtë auditim. Objektiv ka qenë monitorimi i cilësisë së derivateve para se atyre të bëhet tregu i brendshëm. Kontrolli i këtyre produkteve është përcjell me mangësi. ZKA ka angazhuar edhe ekspertin e fushës për ta kryer këtë auditim. Pa bashkëpunimin e doganës dhe ministrisë së tregtisë ky auditim nuk do të ishte i mundur”, tha ajo.

Myrvete Gashi, drejtor i Auditimit thotë se cilësia e derivateve ndihmon në cilësinë e ajrit, andaj dha disa rekomandime për institucionet gjegjëse.

“Kjo temë është e rëndësishme se e gjithë Kosova nuk ka produkte natyrore dhe është e varur nga importi. Cilësi e derivateve përveç që ndikon në cilësinë e ajrit ajo ndikoj edhe te automjetet. Përmes këtij raporti kemi dhënë 22 rekomandime ku janë 7 janë dërguar doganave dhe 15 ministrisë së tregtisë”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme