ZMNV pranon donacion 6 laptopë me vlerë 3,780 euro

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Sot në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) u dhuruan donacion 6 llaptop me vlerë 3,780 euro nga Organizata Action for Mothers and Children.

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, fushatë kjo e cila shënohet çdo vit për t’i dhënë fund dhunës me baza gjinore, sot ishte dita e fundit e cila shënon 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës Gjinore, e cila u përmbyll sot në Ditën Ndërkombëtare të  të Drejtave të Njeriut.   

Me rastin e shënimit të përmbylljes së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ky donacion erdhi si nevojë për të rritur intensitetin e punës së palodhshme në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV).

Në kuadër të projektit i cili implementohet rreth Dhunës në Baza Gjinore i mbështetur nga Fondi Kanadez për Inicitativa Lokale (CFLI), projekti ka në fokus adresimin e Dhunës në Baza Gjinore, ku AMC angazhohet që përmes aktiviteteve të ndryshme dhe trajnimeve të ofrojë kontribut në parandalimin e dhunës. Ky donacion u bë i mundur në kuadër të projektit, “Dhuna në Baza Gjinore” i mbështetur nga Fondi Kanadez për Inicitativa Lokale (CFLI) si dhe falë mbështetjes së Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Organizata Action for Mothers and Children bën thirrje për një shoqëri gjithpërfshirëse dhe të barabartë duke uruar që të gjitha organizatat dhe institucionet të angazhohen edhe më shumë në luftimin dhe parandalimin e dhunës.  

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni I AMC-së është shpëtimi i jetëve dhe përmirësimi i shëndetit të foshnjeve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme