Zyra e Agim Bahtirit do të vendoset në Veri

Mitrovicë | 14 Jan 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Agim Bahtiri ka bërë të ditur se zyra e kryetarit të Komunës së Mitrovicës do të vendoset në pjesën veriore, pasi të bëhet bashkimi i këtij qyteti.

Ai këto komente i bëri në konferencën e mbajtur për media, duke shtuar se për shtatë ditë, 16.584 qytetarë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës e kanë nënshkruar peticionin për bashkimin e këtij qyteti.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka refuzuar vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm.

Kryetari Bahtiri ka theksuar se ky peticion do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të kërkohet bashkimi i qytetit të Mitrovicës.

Gjithashtu edhe qytetarët u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë këtë iniciativë.

Konferenca është zhvilluar në ambientet e Komunës së Mitrovicës.

Kujtojmë se që nga periudha e pasluftës rreth 15 mijë banorë janë shpërngulur nga Mitrovica veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme