Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka shkruar sot histori duke e fituar grand slamin French Open për herë të 10 pasi e mposhti zviceranin Stan Wawrinka në finale.
Nadal, 31-vjeçar, fitoi 3 me 0 me sete (6-2, 6-3, 6-1), kundër numrit tre të botës, duke e siguruar kështu grand slamin e 15 në karrierë.
Nadali është bërë lojtari i parë në të dy konkurrencat që i fiton 10 tituj në një grand slam të njëjtë në Open Era.
Ndërsa, Wawrinka, 32-vjeçar, u mund në një finale të madhe për herë të parë në karrierën e tij, pasi që i kishte fituar tri finalet e para grand slam.
Me këtë fitore, Nadal e kalon Pete Samprasin në listën e tenistëve që kanë fituar më së shumti grand slam tituj, duke u radhitur i dyti, menjëherë pas Federerit, i cili në janar e mundi Nadalin për ta fituar grand slamin e 18 në Australian Open.