Nafta e papërpunuar po tregtohet më 54.25 dollarë që është aktualisht niveli më i lartë për vitin 2019, pasi të dhënat treguan se prodhimi i naftës në rafineritë në Kinë, konsumatori i dytë më i madh në botë i naftës, arriti një rekord gjatë vitit 2018, pavarësisht një ngadalësimi të ekonomisë që kishte vitin e kaluar.
Sipas analistëve çmimet po mbështeten më tej nga shkurtimet e furnizimeve të udhëhequra nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, përcjell Telegrafi.
Ndërsa tregtarët thanë se rritja e çmimeve erdhi pasi të dhënat e lëshuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës treguan për sasinë e naftës që shënoi 603.57 milionë ton në vitin 2018 ose 12.12 milionë fuçi në ditë me një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me një vit më parë.
Shifrat e kërkesës për naftë, pavarësisht rritjes ekonomike të Kinës në 2018, ishin më të dobëta në 28 vjetet e fundit.