Yuto Nagatomo mund të quhet plotësisht një futbollist i Galatasarayt, pasi mes klubit turk dhe zikaltërve, është arritur akordi për transferimin.
Galatasaray do të paguajë 3 milionë euro për të marrë anësorin japonez, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet vetëm pasi Nagatomo të përfundojë angazhimin në “Rusi 2018” me Japoninë.
Nagatomo luajti në huazim te Galatasaray, në periudhën janar-maj, duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira dhe duke i bindur të gjithë.
Ishte pikërisht trajneri Fatih Terim, ai që shtyu më shumë te drejtuesit e klubit të Galatasarayt, për të bërë të mundur transferimin e Nagatomos në Stamboll.