Nagavci: Do të ndajmë 200 mijë euro për OJQ-të që i promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ,ka bërë të ditur se do të përkrahin OJQ-të që i përkrahin dhe i promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se do të ndajnë 200 mijë euro për këto OJQ.

“Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet. Për të përkrahur e promovuar nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale, kemi hapur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që punojnë në këto fusha”.

“Vlera totale e kësaj thirrje do të jetë 200,000.00 euro. OJQ-të mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare si:
-Qasje profesionale në edukim gjithëpërfshirës në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara,
-Ngritja e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti,
-Krijimi i ambienteve tё sigurta dhe mike nё shkolla, ku fёmijёt ndihen tё mbёshtetur pёr t`u pёrballur me problemet e ndryshme sociale.
Ftoj të gjitha OJQ-të e interesuara që të aplikojnë në këtë thirrje”,ka shkruar Nagavci.

Të ngjashme