Nagavci kërkon vaksinimin e mësimdhënësve dhe të studentëve: Të nisim mësimin me prani fizike

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave të vaksinohen në mënyrë që të nisin mësimin me praninë fizike, raporton Ekonomia Online.

“Lidhur me përgatitjet e vitit të ri shkollor jemi duke marrë masat që viti shkollor të fillojë në mënyrë fizike në shkolla”.

“Po synojmë të kemi mësimdhënës të vaksinuar. Në arsimin para universitar janë 50% e mësimdhënësve, drejtor, profesor të vaksinuar. Kemi akoma nevojë që të gjithë të punësuarit në sistemin e edukimit të vaksinohen. Procedurë rreth konkursit plotësues do të vazhdojë shumë shpejt. Lidhur me mësimin plotësues ky proces me drejtoritë komunale ka nisur me 7 maj dhe mbi 61% e nxënësve kanë marrë pjesë në mësimin plotësues. Mësimi plotësues e kanë vijuar 181 mijë nxënës”.

Tutje ajo tha se aktualisht nuk mund të marrim masa për mësimdhënësit e pa vaksinuar

“Bëjmë thirrje për mësimdhënës që të vaksinohen. Mendoj që ka qenë vit i veshtarë dhe në kohën e pushimit nuk i kanë kushtuar rëndësinë e nevojshëm. Me afrimin e vitit të ri shkollor është rritur interesimi. 3458 persona arsimtar, mësimdhënës 7680. 50% kemi të stafit të mësimdhënësve të vaksinuar. Dhe të sigurohemi që me variantin e ri të jemi imun andaj duhet sa më shpejt të vaksinohemi”.

Ajo tha se e rëndësishme është që të vaksinohen edhe studentët, sidomos ata që pritet të jenë në konvikte.

Nagavci ka thënë se do të hapen 10 qendra të karrierës si në shkolla të mesme ashtu edhe fillorë, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash, ajo ka folur edhe për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.

“Universiteti i UP ka hapur konkursit për vitin e ri akademik për pranimin e studentëve. Për dokumentet ligjore të enjten ka përfunduar drafti i parë në arsimin e lartë. Me këtë draft parashihet që të gjithë studentët bachelor dhe master do të lirohen nga tarifat e shkollimit që regjistrohen për herë të parë”.

https://vimeo.com/583757357

Të ngjashme