Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se të gjitha partitë që dëshirojnë rrëzimin e Qeverisë Hoti, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit. Ajo deklaratë nga studiot televizive për këtë çështje i ka quajtur jo serioze, raporton Ekonomia Online.
“Jemi të bindur se kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë. Të gjitha partitë që mendojnë se kjo qeveri duhet të shkojë, duhet ta nënshkruajnë këtë mocion. Deklaratat e individëve nga paritë politike që i japin në studio televizive janë sa për konsum”, ka thënë ajo, në një konferencë për medie.
Nagavci ka mohuar të kenë marrë ndonjë ftesë për tryezën e përbashkët mes partive politike, për çështjen e Presidentit. Ajo tha se qëndrimi i tyre është i ditur dhe për ndoshta edhe për këtë s’kanë pranuar ftesë.
Një President i zgjedhur nga kjo legjislaturë nuk do të përmbushte kërkesat e qytetarë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e më pas legjislatura e re të zgjedh edhe Presidentin”, tha ajo.