Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë

Prishtinë | 03 Nën 2024 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare, me fokus të veçantë tek arsimi dhe edukimi.

Ministrja thotë se “nga marrja e mandatit, është ofruar mbështetje në shumë forma, duke nisur nga: -Hartimi i teksteve të gjuhës për mësimin e shqipes në Diasporë, krijimi i platformave për bashkëpunimin e hulumtuesve shqiptarë gjithandej, nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri etj. -Kemi hartuar dhe vënë në përdorim tekstet e Niveleve I dhe II për Diasporën, ndërkohë që Niveli III është në përpunim e sipër. -Me mësues, përfaqësues të shoqatave, bizneseve e institucioneve, në takime të përzemërta ndamë përvojat e diskutuam për planet tona për të ardhmen, për gjuhën dhe kulturën shqipe, për identitetin tonë kombëtar”.

Ajo shton se gjuha amtare është ndër tiparet më të theksuara të prejardhjes së përbashkët dhe kulturës kolektive të një populli.

“Le ta mbrojmë Gjuhën Shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë”.

Të ngjashme