Nagavci në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, theksoi rëndësinë e edukimit në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave

Prishtinë | 08 Dhj 2023 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Gjatë fjalimit atje, ajo tha se ka theksuar rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave.

“Samiti i Ballkanit Perëndimor mblodhi në Bruksel, ministra dhe politikëbërës. Kënaqësi të marrë pjesë në panelin me temë “Fuqizimi ekonomik i grave: një katalizator për rritjen e Ballkanit Perëndimor”. Theksova në veçanti rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave”, shkruan ajo.

Nagavci ka prezantuar disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit kam ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave.

Duke marrë parasysh këtë fakt të rëndësishëm, prezantova disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit kam ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave si:

-Arsim publik falas në nivelin e arsimit të lartë;

-Dhënia e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit;

– 4630 vajza/gra përfituese të bursave STEM për tre vite;

-4 çerdhe të përfunduara, 26 në proces të ndërtimit, 6 shkolla në proces të adaptimit për çerdhe;

-Fillimi i rishikimit të teksteve shkollore;

-Këtë vit arsimi dual është finalizuar me 8 profile të reja në 21 shkolla e 14 komuna.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë gjithashtu një sërë vendimesh në përkrahje dhe fuqizim të vajzave, grave e nënave të reja.

Është rritur niveli i punësimit të grave në 58.3%;

Me masat e Qeverisë, janë punësuar mbi 9 mijë gra;

Është miratuar ligji që mundëson rritjen e pagës minimale;

Kemi mbështetur mbi 40 mijë gra lehona;

Janë dhënë grante dhe subvencione për biznese në pronësi të grave;

Me programin “Qeveria për familje” janë punësuar 1110 gra dhe 938 burra.

Fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna, ndaj është prioritet i ynë si ministri, por edhe e Qeverisë Kurti si dhe e gjithë shoqërisë sonë për një të ardhme më të mirë!


Të ngjashme