Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook ka thënë se është e tronditur nga ngjarja e cila ndodhi në ditën e sotme ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar në Prishtinë.
Nagavci tutje ka shkruar se nga vizita në shkollë dhe në familje, në komunikim me organer e rendit, është siguruar se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe presim që shpejtë të zbardhet rasti.
“Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata, t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë, të kujdesemi për sigurinë e fëmijëve sot e gjenerat që po krijojmë”.
Ministrja e arsimit tutje ka thënë se si Qeveri e Kosovës, bashkë me organet kompetente të sigurisë, po punojnë që të krijojmë sa më shumë siguri për fëmijët në shkollë, në rrugë e kudo.
“Puna jonë në këtë drejtim synon mekanizma koordinues funksional në nivel qendror, komunal e në nivel shkolle; sistem funksional të paralajmërimit të hershëm të braktisjes, parandalim të dhunës dhe dukurive negative; vetëdije të ngritur të institucioneve shkollore e komunale për adresimin sistemor të problemeve që e sfidojnë zhvillimin e fëmijëve; rritje e cilësisë së të dhënave për fëmijët braktisës, ata që janë në rrezik për braktisje, etj.
Tragjeditë si kjo e sotmja, ku ne humbëm një nxënës, janë alarm për gjithë shoqërinë që të bashkëpunojmë ngusht për të mirën dhe sigurinë e fëmijëve tanë!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolektivit të shkollës!Pusho në paqe, Rijad Hyseni!”