Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Naim Qelën si Avokat të Popullit.
Në seancë gjatë votimit kanë marrë pjesë 93 deputetë, 69 kanë votuar pro tij dhe 5 kundër.
Naim Qelaj në Qeverinë Haradinaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, kurse ka qenë edhe i koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.
Nis seanca e Kuvendit, deputetët votojnë Avokatin e Popullit
Ka nisur pak më parë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Avokati i Popullit.
Pas një ore prej kur duhej të fillonte, tashmë deputetët janë mbledhur në sallë.
Ata sot pritet të votojnë për avokatin e Popullit.
Këtë pozitë po synon Naim Qelaj i cili në seancën e fundit nuk arriti të marrin votat e nevojshme për të qenë në krye të këtij institucioni.
Kjo është edhe pika e vetme e rendit të ditës në seancën e sotme.