Ish-deputeti i shumë legjislaturave të Kosovës, Nait Hasani ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.
Hasani në një postim në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur që fotografinë e parë si ambasador e ka bërë pranë bustit të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.
Postimi i plotë i Hasanit:
Dita e parë sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit!