Namazi i Kurban Bajramit falet me dyer të mbyllura

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 06:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmeti”, në Prishtinë në ora 06:03 të mëngjesit është bërë thirrja e ezanit me dyer të mbyllura, raporton Ekonomia Online.

Namazi i Kurban Bajramit është falur pa praninë e besimtarëve mysliman, të cilët për shkak të situatës me pandeminë, e kanë falur në shtëpitë e tyre.

Ndërsa një qytetar nga Prishtina qysh me mëngjes ka ardhur para Xhamisë së Madhe në Prishtinë për ta falur namazin e Bajramit, mirëpo është ndaluar nga Policia për shkak të vendimit nga Qeveria për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit në Xhami.

Riza Syla tha se nuk frikësohet nga virusi, duke shtuar se Allahu vendos për jetën e tij.

“Po na doket shumë keq. Ku e gjetën bash Ditën e Bajramit me na ndalu mu fal. Kafiteritë janë deri në dhjetë të natës e Xhamiat mi mshel, Allahu boft hajr. Agja s’tutet dhe është i besuar të allahu, se dy her nuk e shkrun ai niher e ka shkru jetën teme dhe secilit, dhe ai do të na marrë jetën”.

“Caktimit te allahut s’munet mi ik kerkush. Egjelin as ska kush që e afron as që e largon. E kom dit që nuk falet Bajrami, për Bajram të Madh krejt jon fal këtu. A Xhematin sna kan lan. Sot jom dal me kqyr a po falen a jo”, shtoi Syla.

Për shkak të situatës me Coronavirusin, ditën e djeshme Myftiu Tërnava ka pezulluar faljen e namazit të Bajramit si dhe të gjitha ritet fetare për 10 ditë në të gjitha xhamitë, raporton EO.

Në mesazhin e tij me rastin e Kurban Bajramit, Myftiu Tërnava ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, duke apeluar te qytetarët që të mos vizitojnë të afërmit e tyre.

Të ngjashme