Napoli dhe Interi kanë shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Isco.
Spanjolli nuk është i preferuar i Santiago Solarit dhe është lënë jashtë shumë ndeshjeve në këtë sezon.
Isco pritet të largohet nga klubi sezonin e ardhshëm, me Juventusin që i prin garës për të.
“Corriere della Sera” raporton se tani edhe dy klube italiane kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin, me Napolin dhe Interi që po kërkojnë mesfushor.
Interi raportohet se është në gjendje të ofrojë shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi te Reali si pjesë e këmbimit me Iscon, ndërsa Napoli mund të ketë avantazh tjetër pasi trajneri Carlo Ancelotti ka bashkëpunuar me Iscon te Reali në të kaluarën.