Napoli ka njoftuar se testet mjekësore kanë treguar se lëndimi i Elseid Hysajt në gjurin e djathtë nuk është serioz.
Elseid Hysaj ishte titullar në sfidën e Sardegnës, ku Napoli triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Cagliarit, ndërsa dha edhe pasimin për golin e vetëm, që u shënua nga sulmuesi belg Dries Mertens me një gjuajtje mjaft të bukur.
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare luajti në krahun e majtë të mbrojtjes, por u zëvendësua në minutën e 82-të për një dëmtim, ndërsa vetëm ditën e sotme iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën e klubit.
Sipas deklaratës së lëshuar për mediat nga klubi napolitan, bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë të ligamentit në gjurin e djathtë, ndërsa gjasat janë që Hysaj të jetë sërish në dispozicion të Gattusos për ndeshjen ndaj Brescias të premten në mbrëmje.GazetaExpress.