Napoli ka fituar 2:0 ndaj Parmas në hapje të edicionit të ri në Serie A. Ndeshja u luajt të dielën, ndërsa Parma ishte vendase.
Te Napoli tërë ndeshjen luajti kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Ndërkohë Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës, qëndroi në stol.
Te Parma në stol qëndruan Kastriot Dermaku e Redi Kasa.
Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne shënuan golat e fitores.