Napoli synon transferimin e Januzajt, shihet si zëvendësues i Insignes

SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
Prishtinë | 31 Jan 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Napoli është duke menduar për nënshkrimin e Adnan Januzajt si zëvendësues të Lorenzo Insignes.

Sulmuesi shqiptar nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Real Sociedadin, teksa në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

Klubi italian thuhet se se është gati ta transferojë atë në “Diego Maradona Stadium”.

Sipas mediave italiane, Napoli po synon që të nënshkruajë një parakontratë me reprezentuesin belg qysh tani në muajin shkurt në mënyrë që t’u bashkohet verës si lojtar i lirë.

Januzaj do të jetë zëvendësues i Insignes, i cili do të largohet drejt Torontos

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme