NASA zbulon planin miliardë dollarësh të “avionit të së ardhmes”

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

NASA ka njoftuar një plan miliarda dollarësh për të zhvilluar një aeroplan futuristik që synon transformimin e industrisë së aviacionit dhe reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të linjave ajrore komerciale.

Agjencia hapësinore amerikane do të investojë 425 milionë dollarë gjatë shtatë viteve në projektin Sustainable Flight Demonstrator, ndërsa Boeing dhe partnerët e tjerë do të kontribuojnë me 725 milionë dollarë të tjerë.

“NASA ka guxuar të shkojë më larg. NASA e ka bërë aviacionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.“Është qëllimi ynë që partneriteti i NASA-s me Boeing-un për të prodhuar dhe testuar një demonstrues në shkallë të plotë do të ndihmojë të çojë në avionë të ardhshëm komercialë që janë më efikas në karburant, me përfitime për mjedisin, industrinë e aviacionit komercial dhe për pasagjerët në mbarë botën.”

Projekti do të testojë teknologji të reja si një ridizajnim radikal i krahëve për të përmirësuar aerodinamikën. Koncepti “Transonic Truss-Braced ëing” përfshin krahë shumë të gjatë dhe të hollë me shirita diagonale, duke rezultuar në një formë efikase që krijon më pak tërheqje dhe rrjedhimisht më pak konsum karburanti.

Të ngjashme