Ekonomia Online
FUNDIT

Nasim Haradinaj: Hilmi Raradinaj sinonim i qëndresës

Nasim Haradinaj: Hilmi Raradinaj sinonim i qëndresës

Ngushëllime për vdekjen e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka shprehur edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka shkruar se Hilmi Haradinaj do të mbetet sinonim i përballimeve dhe qëndresës. Kujtojmë se tashmë i ndjeri Hilmi Haradinaj që një kohë ka vuajtur […]

Ngushëllime për vdekjen e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka shprehur edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka shkruar se Hilmi Haradinaj do të mbetet sinonim i përballimeve dhe qëndresës.

Kujtojmë se tashmë i ndjeri Hilmi Haradinaj që një kohë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë.

“Baca Mil, sot u ndave nga kjo jetë, për të vazhduar përjetësinë me njerëzit tuaj heronj dhe gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit …!Do jeni sinonim i përballimeve dhe qëndresës…Lavdi”

Image

Të ngjashme