Sot u shënua përvjetori i rënies së heroit Luan Haradinaj. Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan u mblodhën qytetarë të shumtë, figura politike dhe bashkëluftëtarët e dëshmorit Luan Haradinaj.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj kujtoi jetën dhe veprën e tij duke thënë fjalë të mëdha dhe duke e përshkruar si djalin më të urtë të nënës Rukë.
“Luani e ke pasë djalin më të qetë, Luanin e ke pasë djalin më të respektueshëm, Luanin e ke pasë një person i cili kur ka hy dhe ka marrë detyrat kombëtare na ka befasu të gjithëve me guximin që e ka pasë. Luan Haradinaj është prej atyre njerëzve që 28 orëshin ka dashtë ta kthej në 48 orë, ishte lokomotiva e gjithë UÇK-së”, tha Nasim Haradinaj.
Tutje, ai me humor foli edhe për babain e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj i cili është i varrosur në të njëjtin kompleks.
“Për bacën Smajl çka me kallëzu më shumë më ka rreh se… Bacën Smajl e kanë nderu përtej bijëve të vet biologjik që e kanë nderu Bacën Smajl janë Shkëlzeni, Luani dhe Ramushi gjallë me shokë”, shtoi ai.