“National Geographic” ka realizuar një dokumentar se si mund të jetë fundi i botës.
Përshkruhen tërmete të tmerrshme të cilat do ta kaplojnë dhe do ta tronditin botën, deri në shkatërrim.
Njerëzit nuk do të paralajmërohen paraprakisht për atë që do të ndodh, ngase gjithçka do të fillojë papritur. Do të ketë dridhje të forta, si asnjëherë më parë. Urat do të shemben, muret do të rrëzohen. Ata që janë nëpër ndërtesa në qytete nuk do të kenë kohë për të shpëtuar. Qindra mijëra njerëz do të mbesin brenda mureve të tyre.
Do të duket si një pafundësi, mirëpo kjo do të zgjat më pak se pesë minuta.
Ndërkaq, 20 minuta pasi dridhjet e tokës të kenë ndaluar, do të vijë më e keqja.
Shumë valë njëra pas tjetrës do të vijnë derisa niveli i ujit të rritet në atë masë sa të shkatërrojë gjithçka. Uraganet do të përfshijnë çdo gjë që të gjejnë përpara.
Në videon më poshtë do ta shihni dokumentarin e plotë, të realizuar nga “National Geographic”, ku keni mundësinë të njiheni me parashikimet më afër realitetit për fundin e botës.